20 vite pas ‘Marrëveshjes së Ohrit’ RMV me probleme ekonomike jo më etnike, thotë analisti
Njëzetë vite pas nënshkrimit, shumica e pikave të “Marrëveshjes së Ohrit” janë zbatuar, por vështirësitë ekonomike janë kthyer problem kryesor për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
Ish-anëtari i Partisë për Prosperitet Demokratik, sot analist politik, Marsel Bilalli, tha për Euronews Albania se “90% e marrëveshjes është jetësuar” dhe ndryshe nga 20 vite më parë RMV nuk përballet më me “probleme etnike, por më shumë me probleme ekonomike”.
“Situata është dukshëm më e relaksuar, gjuha shqipe nuk tingëllon më rëndë në veshin e veriomaqedonasve,” – tha Bilalli.
Sipas ish-politikanit Bilalli sot shqiptarët në RMV përballen me vështirësi ekonomike, papunësi të madhe, mungesë investimesh, mungesë meritokracie dhe seleksionimit të promovimeve në detyrë.
Kjo gjendje sipas tij ka bërë që gjysma e shqiptarëve të emigrojnë jashtë dhe sot në RMV “50% e popullsisë shqiptare nuk është rezidente”.
Sipas Bilallit problemet e RMV-së vijnë si rrjedhojë e mungesës së funksionimit të shtetit ku mbizotërojnë lidhjet dhe favoret politike. Në këtë këndvështrim sipas tij partitë shqiptare duhet të jenë më të fokusuara tashmë te zhvillimi ekonomik.
Bilalli analizoi se 20 vitet me “Marrëveshje të Ohrit” mund të ndahen në tre faza.
Faza e parë, ajo e post-konfliktit 2001, kur sipas tij te shqiptarët mbizotëronte optimizëm se faktorizimi politik do të sillte ndryshimin e Kushtetutës dhe ligjeve deri në vitin 2004. Por kjo u vonua edhe për rrjedhojë të plogështisë së faktorit shqiptar.
Pas ardhjes së Gruevskit në pushtet, filloi ajo që sipas Bilallit ishte faza e dytë, ku “Marrëveshja e Ohrit” për 11 vite u fut në një dekadencë.
Për fazën e tretë, Bilalli konsideroi periudhën pas-Gruevskit, ku faktori shqiptar sipas tij ka marrë rol më pozitiv në shtet-formim dhe shoqëria po shkon drejt gjendjes së barabartë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
- 08:28 Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
- 08:28 Moti i keq në Teksas, dy persona të vdekur nga përmbytjet! Autoritetet në gatishmëri për reshje rekord
- 08:19 Tensionet SHBA-Iran, Jordania rrëzon 3 raketa iraniane
- 08:08 Trump rikthen pretendimet për zgjedhjet e 2020-ës, akuzon Kinën për vjedhjen e të dhënave të votuesve