200 të burgosurit e Britanisë zhvendosen në Shqipëri! Avokati zbulon marrëveshjen
Avokati Naim Hasani ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Britanisë për kthimin e të burgosurve.
Ai tha se në këtë marrëveshje bëhet fjalë për kthimin e 200 të burgosurve shqiptarë të dënuar për vepra shumë të rënda penale, të cilët mund të vuajnë dënimin në Shqipëri, ndërsa Anglia do e paguajë vendin tonë me 4 milionë paund në vit.
Avokati Hasani ka zbuluar më tepër detaje se si do funksionojë kjo marrëveshje.
“Faktikisht është trumbetuar si një marrëveshje polare sa i takon një vendi si Shqipëria. Bëhet fjalë për 200 të burgosur që mund të fillojnë transferimin e tyre nga shtatori i vitit të ardhshëm pasi kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Britanisë, ose ministrat e Drejtësisë të dy vendeve ta firmosin. Bëhet fjalë për maksimumi 200 të burgosur shqiptarë që vuajnë dënimet e tyre për vepra të rënda penale dhe dënimet e tyre kanë qenë më shumë se katër vite.
Kjo marrëveshje nuk parashikon kthim të detyruar të të burgosurve. Vetëm ata që dëshirojnë vetë të marrin pjesë në këtë proces mund të kthehen në Shqipëri. Avantazhi është që këta shqiptarë që vuajnë dënimin për vepra shumë të rënda, të dënuar deri me burgim të përjetshëm, për ta është e mirë nëse e vuajnë dënimin në Shqipëri, pasi do jenë afër familjarëve të tyre.
Sqaroj se dënimi i dhënë nga gjykatat britanike në bazë të kësaj marrëveshje prezervohet te Shqipërisë. Drejtësia shqiptare nuk ka asnjë lloj juridiksioni për të rishikuar e rihapur vendimet e gjykatave britanike”,-tha për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë