English

25% e të rinjve pa punë, ekspertët: Shifrat janë alarmante, mbi mesataren e BE

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të rinj të papunë dhe pensionist që ende punojnë. Kjo është panorama që të ofron Shqipëria sot në tregun e punës.

- Advertisement -

Instat në të dhënat e fundit ka nxjerr në pah se 25,6 % e të rinjve 15-29 vjec janë të papunë dhe kjo është një këmbanë alarmi.

 “Po të marrim papunësinë e të rinjve nga 15-29 vjec në BE , kjo llogaritet tek 13-14 % ,të dhënat e Eurostat për 2023. Po të krahasojmë  të dhënat me Shqipërinë i bie që ne të jemi mbi 10% më tepër dhe është vërtet alarmante.” –thotë eksperti Klodian Muço.

Edhe më shqetësues është fakti që përgjatë vitit 2023, të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç, të cilët nuk janë të punësuar, nuk janë duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional përbëjnë 24,6% të të rinjve gjithsej.

Por eksperti i ekonomisë, mendon se këto shifra nuk janë të sakta.

Shqipëria vuan nga një informalitet i lartë, pra ka shumë të rinj që janë duke punuar ,por janë duke punuar në të zezë, e dyta ka shumë të rinj që largohen me periudha të përkohëshme nga shqipëria, që dhe pse rezultojnë në shqipëri dhe të papunë.” –thotë ai.

Por cfarë po ndodh me të rinjtë që shtyjën ditën të papunë ?

Ekspertja e arsimit, irida Sina, thotë se grupmosha 15-20 ndikohet shumë nga rrjeti ku qëndron.

“Ndikohen nga rrethi i tyre shoqëror, ndikohen shumë nga rrjetet sociale që mendojnë se shumë mirë dhe pa shkollë ti mund të bësh lek , duke parë këto çudirat që shohim në rrjetet sociale, si të bëhesh i pasur për 1 muaj, për dy muaj dhe fillojmë i besojmë që kjo gjëja mund të ndodh në jetë.” –shpjegon ajo.

Për të motivuar brezin e ri, drejt punësimit dhe hapave të ngadaltë për të arritur mirëqënien, ekpertët thonë se duhet nisur nga fëmijëria dhe rol vendimtar ka edhe familja.

Ata gjithashtu sugjerojnë që ka ende nevojë për politika të mirëmenduara punësimi, të cilat të joshin të rinjtë të orientohet drejt tregut të punës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?