“25 prilli do të jetë referendum”, Basha takime me qytetarë dhe biznese në njësinë 11 në kryeqytet
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në njësinë 11 në kryeqytet, ku u takua me qytetarë dhe biznese. Kryedemokrati u shpreh se 25 prilli do të jetë një referendum kundër të keqes, të cilit do ti bashkohen edhe socialistët e zhgënjyer nga qeveria.
“Janë më mijëra socialistë të zhgënjyer e të mërzitur që duan një rrugë shpëtimi, le t’ua tregojmë këtë rrugë dhe le t’i marrim me vete që të jetë 25 prilli referendum kundër të keqes dhe çlirimi i Shqipërisë dhe i të gjithë shqiptarëve”, u shpreh z. Basha.
Kryedemokrati premtoi se Partia Demokratike do të sjellë ndryshim në sektorë si ekonomia, arsimi, pagat dhe pensionet, për të mbjellë sërish shpresën te shqiptarët.
“Do të jetë një ditë e bashkimit dhe fitores për të gjithë shqiptarët. Natyrisht më takon mua dhe Partisë Demokratike ta drejtojmë ndryshimin që ju prisni të gjithë. Ndryshim në ekonomi, ndryshim në arsim, ndryshim në paga, pensione, në shpresë dhe në besim. Ndryshim për rininë, ndryshim për gjyshërit dhe gjyshet shqiptare”, tha kreu i PD-së.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut