25 vjet burg organizatorëve të dhunës në Kuvendin e RMV
Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar me 25 vjet burg organizatorët e dhunës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, më 27 prill të vitit 2017.
Ish-kryetarin e kuvendit, Trajko Veljanovski gjykata e dënoi me 6,6 vite burg, ish-ministrat Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski u dënuan me nga gjashtë vjet e tre muaj burg, ndërsa me gjashtë vjet burg u dënua ish-drejtori policisë sekrete, Vlladimir Atanasovski.
Për ish-kryeministrin, që gjendet në arrati, Nikolla Gruevski dhe zyrtarin policor, Nikolla Boshkovski, procedura u ndërpre deri në kapjen e tyre dhe nxjerrjen para drejtësisë.
Të dënuarit janë shpallur fajtorë për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, bazuar në nenin 313 të Kodit Penal.
Gjykatësi Ilija Trpkov tha se procedura gjyqësore, bazuar në faktet e paraqitura nga më shumë se 100 dëshmitarë, këta persona i shpallë fajtorë për atë që kishte ndodhur në kuvend më 27 prill të vitit 2017, kur një turmë e madhe njerëzit kishte hyrë me dhunë në institucionin ligjvënës për të penguar zgjedhjen e kryetarit të ri të kuvendit, Talat Xhaferi.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
- 08:28 Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
- 08:28 Moti i keq në Teksas, dy persona të vdekur nga përmbytjet! Autoritetet në gatishmëri për reshje rekord
- 08:19 Tensionet SHBA-Iran, Jordania rrëzon 3 raketa iraniane
- 08:08 Trump rikthen pretendimet për zgjedhjet e 2020-ës, akuzon Kinën për vjedhjen e të dhënave të votuesve