25 -vjetori i çlirimit, Tony Blair nga Kosova: Mirënjohje për ata që vdiqën për liri

10 Qershor 2024 | 11:34

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, do të të ketë disa takime të rëndësishme me liderët e Kosovës në kuadër të 25 -vjetori i çlirimit të saj.

Blair, në një fjalim të mbajtur në Parlamentin e Kosovës tha se është krenar që luftoi për çlirimin e saj dhe nuk është penduar kurrë për këtë.

Ai shoi se sot më shumë se kurrë i kujtohen të gjithë ata që dhanë jetën për vendin e tyre, si dhe falenderoi të gjithë politikanët që e mbështetën për të çliruar Kosovën

“Jam shumë i lumtur të jem këtu. Është një nder dhe nuk mund t’ju falenderoj mjaftueshëm për mikpritjen tuaj. Në këtë ditë, një marrëveshje u përfundua për të shpëtuar Kosovën nga focat pushtuese. Kosova ishte më në fund e lirë. Njerëzit e saj ishin më në fund të mundur të ëndërronin përsëri, të shpresoni përsëri. Sot më shumë kujtojmë ata që vdiqën për ti dhënë këtij shteti lirinë. Kujtojmë sakrificën e tyre e tyre dhe jemi mirënjohës për ta dhe për familjet e tyre. Në atë kohë unë isha kryeministër dhe sot më sjell shumë kujtime, kompleksin e ankthin e vendimeve në një kohë lufte, por më shumë më kujtohen njerëzit. Takimi me refugjatët kosovarë, të dëgjoje historitë e tyre, të shikoje fytyrat e dëshpëruara për ndihmë ma dha dëshirën të bëja të pamundurën ti ndihmoja. Ne ndihmuam dhe nuk jam penduar kurrë për këtë. Kujtoj të gjithë ata që më ndihmuan, në vençanti presidentin Rrugova dhe liderët evropianë” tha Blair.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shoqërimin e disa serbëve dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve gjatë manifestimeve për “Vidovdan”.  Policia bën...
19:30 | 28/06/2026

Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje

Një aksidenti i trefishtë është regjistruar këtë të diele në aksin Gjakovë-Prizren, në fshatin Rogovë. Policia bën me dije se nga ku aksident janë plagosur...
16:30 | 28/06/2026

Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë

Pas arrestimit të disa serbëve në Gazimestan kanë reaguar Lista Serbe dhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. “Për këtë veprim, të cilin e...
16:07 | 28/06/2026