28 qershori është data e propozuar për zgjedhjet në RMV, reagon SHBA

21 Maj 2020 | 06:07

Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kejt Bërns tha mbrëmë se për SHBA-në është me rëndësi që Maqedonia e Veriut të ketë sa më shpejtë, Qeveri dhe Parlament funksional. 

“Nga perspektiva e SHBA-së, është e arsyeshme që zgjedhjet të mbahen menjëherë sapo të lejojnë kushtet, duke pasur parasysh edhe shëndetin dhe mirëqenien e votuesve dhe anëtarëve të komisioneve zgjedhore.

Ne nuk parashikojmë krizë të re politike. Aktualisht ka qeveri teknike e cila duhej të jetë në pushtet në periudhë të kufizuar para zgjedhjeve.

Pandemia e paparë botërore detyroi shtyrjen e zgjedhjeve deri sa të lejojnë kushtet për ricaktimin e tyre. Qeveria teknike ka mandat të kufizuar dhe nuk ka Kuvend funksional”, thuhet në deklaratën e ambasadores Bërns.

Qëndrimi amerikan vjen në kohën kur partitë politike nuk po arrijnë të merren vesh për datën e re të zgjedhjeve, pasi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara më 12 prillit u shtyjnë për shkak të krizës me COVID-19.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026