29 të vdekur dhe mbi 1 mijë infektive në Maqedoninë e Veriut

1 Dhjetor 2020 | 19:38

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë 29 persona, ndërsa janë identifikuar mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19.

Viktimat e ditës së fundit janë të moshës nga  56 deri në 85 vjeç dhe pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Ndërkohë janë kryer 3012 teste dhe kanë rezultuar pozitivë 1069 raste të reja. Nga ana tjetër Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 1242 pacientë të rikuperuar.

Deri më tani, në vend janë kryer mbi 335 mijë teste të Covid-19 ku kanë dalë pozitive gati 63 mijë raste.

Prej tyre mbi 40 mijë janë shëruar ndërsa deri tani janë regjistruar gati 1 800 viktima.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026