9 emrat e personave në akuzë nga SPAK për inceneratorin e Fierit

29 Mars 2022 | 09:35

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lëshuar 9 urdhër-arreste me kërkesë të SPAK, pas hetimeve për inceneratorin e Fierit.

Mes personave në hetim nga SPAK janë ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, Klodian Zoto, administrator i Integrated Technology Services si dhe ish-administratori i Inceneratorit të Fierit, Arenc Myrtezani.

Akuzat për ish-ministrin Koka janë shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash për rastin e inceneratorit të Fierit, ndërsa aktualisht ndodhet në burg për hetimet që  lidhet me inceneratorin e Elbasanit.

Për Zoton, SPAK ka ngritur akuzat e korrupsionit dhe pastrim parash. Gjithashtu dhe Myrtezani dyshohet për korrupsion dhe pastrim parash.

9 personat në hetim:

Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit, i dyshuar: për kryerjen e veprave penale  “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”. (arrest me burg)

Klodian Zoto, admistrator i Integrated Technology Services, i dyshuar: për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”. (arrest me burg)

Arenc Myrtezani, ish-administrator i inceneratorit të Fierit, i dyshuar: për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim. (arrest me burg)

Pëllumb Abeshi, i dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. (arrest me burg)

Azem Shatëri, i dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. (arrest me burg)

Florjan Muçaj, i dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. (arrest me burg)

Erjon Murataj, i dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. (arrest me burg)

Sabina Cenameri, e dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. (arrest shtëpie)

Etleva Kondi,  e dyshuar: për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. (arrest shtëpie)

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre...
21:59 | 02/07/2026

Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë

Gazetari Klevin Muka këtë të enjte ka lexuar një komunikatë në emër të grupit koordinues të protestës ku ka deklaruar se protesta e sotme para Parlamentit...
20:45 | 02/07/2026

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026