3 javë pas sulmit kibernetik, rikthehen në normalitet shërbimet në e-Albania
Pas thuajse tre javësh nga sulmi kibernetik, shërbimet publike online janë rikthyer në normalitet të plotë në platformën e-Albania.
Lajmi është bërë i ditur nga Agjensia Kombëtare e Informacionit (AKSHI) përmes një njoftimi për mediat.
Aktualisht, 1214 nga 1225 shërbime online që jepen në platformën e-Albania, mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë.
Aplikimi i formularit për lëshim për herë të parë ose rinovim të pasaportës, deklarimit të humbjes së dokumenteve të ndryshme, ndihmës ekonomike për individët dhe vërtetimit mbi masën e përfitimit të ndihmës ekonomike, janë disa nga shërbimet e tjera në funksion të plotë.
Ndërsa, shërbimet e tilla si njehsimi i diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja, vërtetimi i pagesës së aftësisë së kufizuar si dhe kryerja e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike, ende nuk ofrohen plotësisht,
AKSHI informon se janë forcuar mekanizmat e sigurisë së email-it zyrtar si dhe është bërë kalimi i çdo mailbox-i në infrastrukturën cloud.
Grupi që sulmoi portalet qeveritare ka vjedhur informacionet që janë shkëmbyer në adminstratë.
Faqja e internetit, “HomelandJustice”, e cila prej disa ditësh dërgon mesazhe në formë shantazhi, ka publikuar emailet e shkembyera mes kryeministrit dhe punonjësve e qytetarëve.
Një pjesë e tyre janë denoncime, vlerësime dhe propozime në adrese të kreut të qeverisë.
Qeveria nuk ka dalë me një qendrim përfundimtar për sulmin kibernetik, por ka thënë se të dhënat në e-albania dhe faqet e tjera online nuk janë fshirë.
LEXONI GJITHASHTU
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës