English

3 memorandume dhe 1 marrëveshje e nënshkruar në Ballkanin e Hapur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Takimi i radhës i Ballkanit të Hapur në Ohër të Maqedonisë së Veriut u finalizua me nënshkrimin e 3 memorandumeve dhe 1 marrëveshjeje.

- Advertisement -

Marrëveshja e nënshkruar mes vendeve pjesëmarrëse në nismë ka të bëjë me luftën kundër evazionit fiskal, konkretisht shmangies së pagesës së tatimit.

Tre memorandumet kanë të bëjnë njohjen e diplomave të arsimit të lartë, bashkëpunim kulturor dhe bashkëpunim në fushën e turizmit.

Nismës së ideuar nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, në këtë takim ju bashkua edhe Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina.

I vetmi vend që refuzoi pjesëmarrjen ishte Kosova, për të cilën nuk munguan ftesat.

“Do të dëshiroja që të ishim 6 dhe dëshiroj që të jemi 6 por një gjë është e sigurt, pikërisht sepse është i njerëzve, i vendeve, i të ardhmes, Ballkani i hapur as nuk ndalet as nuk mbyllet, jo e jo. Kjo është mbase pak por kjo është e sigurt, dhe kush i kundërvihet është i destinuar të zhgënjehet”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri i Malit të Zi deklaroi se qeveria që ai drejton do të mbështesë nismat që sjellin progres.

“Do të doja që kjo strukturë të forcohet edhe me shtetin e gjashtë dhe t’i shikojmë të gjashtë vendet në mal të zi”, u shpreh Dritan Abazoviç, kryeministër i Malit të Zi.

Në konferencën e përbashkët, Aleksandër Vuçiç hodhi poshtë zërat se Rusia është ideatore në këtë iniciativë nisur nga deklarata e ministrit të Jashtëm rus, Lavrov për mbështetjen që dha për Ballkanin e Hapur.

“Ideja eBballkanit të hapur është ide e Zoran Zaev, Edi Ramës dhe imja, është ide e jona. Askush tjetër nuk ka marrë pjesë”, tha Vuçiç.

Liderët e 5 vendeve diskutuan për krizën që ka përfshirë botën pas konfliktit Rusi-Ukrainë. Palët u dakordësuan për ngritjen e një grupi të përbashkët për gjetjen e zgjidhjeve

“Edhe kokrra e fundit e grurit do të ketë një peshë të madhe sa një thes me grurë. Kur edhe kilovati i fundit i energjisë do të ketë një peshë sa një megavat”, tha Rama.

Në takim ishte prezent edhe komisioneri i BE për Zgjerimin dhe fqinjësinë, Oliver Varhelyi ndërsa i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e përshëndeti takimi përmes platformave online. Të dy zyrtarët vlerësuan nismën e ndërmarrë nga 3 vendet. Takimi i radhës i Ballkanit të Hapur do të mbahet në Serbi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?