3 të vdekur dhe 78 raste të reja me COVID

6 Mars 2022 | 18:21

Tre persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 78 raste të reja me virusin.

Rastet pozitive me COVID kanë dalë nga 1,146 testime që janë kryer, nga ku janë konfirmuar edhe 114 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë regjistruar 267,197 raste shërimi nga COVID.

Aktualisht në Shqipëri janë 1,531 persona të infektuar me virusin.

46 persona janë të shtruar në spitale, 7 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe të zbatojnë masat kundër COVID.

Qytetarët mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Statistika nga Ministria e Shëndetësisë për datën 6 mars

Raste të reja ditore   78

Të shëruar në 24 orë   114

Të shtruar në spitale   46

Humbje jete në 24 orë   3

Testime ditore     1,146

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   431

Fier    276

Lezhë   189

Elbasan  113

Vlorë    104

Kukës   102

Berat     99

Shkodër    86

Gjirokastër    63

Korçë    45

Durrës    19

Dibër    4

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024