31-vjeçari u vetë-plagos, detajet që ‘tradhtuan’ vrasësin e shqiptares në Itali
Ka lënë spitalin ditën e sotme Osman Bilyhu autori i dyshuar i vrasjes së Anila Ruçit, 38-vjeç më 19 Prill, në zonën e Scdasole.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se 31-vjeçari është dërguar aktualisht në burgun e Torre del Gallo.
31-vjeçari u gjet me plagë të rënda në bark dhe kraharor më 19 Prill. Ai kishte thënë para policisë se i kishte marrë plagët nga “një sulm me thikë nga një person i panjohur, gjatë së cilit u vra e reja shqiptare ndërsa ai u plagos”.
Por hetuesit nuk e besuan dëshminë e tij ndërsa kuptuan se ishte vet i riu që kishte shkaktuar plagët në trupin e tij.
Në këtë rezultat doli ekspertiza e mjekëve. Po ashtu, u morën nën shqyrtim kamerat e sigurisë të cilat nuk filmuan asnjë person tjetër që të hynte apo të dilte nga shtëpia e tyre.
Këto janë dy prova të cilët autoritetet dyshojnë se Bilyhu është vrasësi i 38-vjeçares, por ende nuk është sqaruar ngjarja.
Marrëdhënia mes Bilyhut dhe Ruçit nuk është përcaktuar ende. Në fshat ata e prezantonin njëri-tjetrin si motër e vëlla, por nuk kishin lidhje gjaku. Madje dyshimet janë që mes tyre nuk ka pasur një lidhje dashurie.
Motra e vërtetë e 31-vjeçarit, e cila jeton në një provincë të Pavias po pret autorizimin që të takojë vëllain. Ky i fundit nuk ka njohur avokaten që ka vendosur e motra, duke kërkuar një të ri.
Anila Ruçi u gjet e pajetë e goditur me thikë në qafë në derën e pasme të banesës së saj. Ajo që dha alarmin ishte estetistja e saj pasi e reja kishte planifikuar një takim me të, por nuk ishte paraqitur.
LEXONI GJITHASHTU:
Të tjera viktima në Gaza nga sulmet izraelite, arrin në 73,200 numri i të vdekurve
Tërmet 6.4 ballë godet Papua Guinenë e Re
Irani paralajmëron: Nuk do i përmbahemi marrëveshjes me SHBA-në nëse ata nuk zbatojnë rregullat
- 13:40 PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës
- 13:34 Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
- 13:23 Kupa e Botës 2026: Kane dhe Bellingham kanë shënuar 12 nga 13 golat e Anglisë
- 13:03 Emërimi i përfaqësuesit të ri të lartë për Bosnje dhe Hercegovinën në axhendën e ministrave të BE-së
- 12:59 Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 12:55 Gjiknuri: Qeveria gati të financojë me mbi 50 milionë euro votimin elektronik