Me furgonin plot me dru të prera në mënyrë të paligjshme, e ‘pëson’ 34-vjeçari

1 Maj 2023 | 14:25

Një 34-vjeçar nga Bilishti është kapur në flagrancë duke transportuar me furgon, një sasi drush të prera në mënyrë të paligjshme.

34-vjeçari, drejtuesi i furgonit, u procedua penalisht në gjendje të lirë ndërkohë që materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se me një automjet që qarkullonte në afërsi të qytetit të Bilishtit, po transportoheshin dru të prera në mënyrë të paligjshme, kanë ndaluar automjetin e dyshuar. Gjatë kontrollit të automjetit tip furgon u gjetën 10 m³ dru të prera në mënyrë të paligjshme. Furgoni, së bashku me drutë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 34-vjeçari u procedua penalisht në gjendje të lirë”, njoftoi policia.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident rrugor në Vlorë, mbeten të plagosura dy vajza

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në Vlorë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme...
14:37 | 13/07/2026

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës

Deputeti Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit për bojkotin e seancës parlamentare nga Partia Demokratike, duke e cilësuar atë si një favor për qeverinë. Ndër...
13:40 | 13/07/2026