“35 mijë lekë 1 gram heroinë”- Gazetari: Çfarë ndodh pranë shkollës ‘Bajram Curri’

12 Qershor 2024 | 08:57

Gazetari Eraldo Harlicaj është shprehur se droga në Shqipëri është kthyer në një fenomen normal dhe shqetësues.

Komentet Harlicaj i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës, ku tha se është shumë e thjeshtë në Tiranë të gjesh drogë, edhe të llojit heroinë.

Ai tha se heroina është një lloj droge që shitet kryesisht për njerëzit që nuk kanë shumë potencial ekonomik dhe sipas tij, kushton nga 35-50 mijë lekë të vjetra për gram

Harlicaj tregoi se pranë Shkollës ‘Bajram Curri’ në Tiranë është një pallat i braktisur, ku mblidhen personat që pijnë heroinë, duke lënë rrugëve shiringat, të cilat mund të përhapin edhe sëmundje për komunitetin aty pranë.

“Është shumë e lehtë të gjesh drogë, heroinë dhe lloje të tjera të drogërave në Tiranë. Mos të harrojmë se Policia zhvilloi dy operacione të mëdha, ‘Tempullin 1’ dhe ‘Tempullin 2’ ku u arrestuan rreth 600 persona për shpërndarje droge edhe në shkolla, edhe në spitale.

Çdo zonë ka spaçatorin e tij. Edhe fakti që Policia i arreston, ato vende nuk qëndrojnë shumë bosh, por plotësohen nga spaçatorë të rinj. Mund të gjesh drogë edhe në telegram, në këto grupet. Ajo që më shqetëson është që është normalizuar droga. Heroina është drogë që përdoret për personat që nuk kanë shumë kapacitet ekonomik.

Mund të shkojë nga 35-50 miljë lekë një gram heroinë. Ndërsa kokaina përdoret kryesisht për personat që kanë një potencë ekonomike. Qoftë te doktorët, te drejtorët, te policët, qoftë edhe te deputetët. Zona pranë shkollës Bajram Curri është një pallat i braktisur atje që është kthyer në një pikë që mblidhen këta që pinë heroinë. Policia e di, por nuk ka ndërmarrë veprime. Gjenden shiringa dhe materiale që mund të kthehen në epidemi për banorët”, tha Harlicaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024