“3500 € kalimi, ulje për të miturit”- Publikohen bisedat e trafikantëve shqiptarë
Grupet e trafikantëve shqiptarë që kalojnë ilegalisht drejt Britanisë së Madhe emigrantë të paligjshëm, vijojnë të mbeten kryefjala e mediave britanike.
Masat e marra nga autoritetet atje për frenimin e emigracionit të paligjshëm duket se nuk po japin rezultatin e pritshëm, duke bërë që këto grupe të vijojnë aktivitetin e tyre.
E përditshmja britanike “Daily Mail” përmes një investigimi, ka arritur lehtësisht të vihet në kontakt me disa prej trafikantëve shqiptarë, duke i kontaktuar ata përmes rrjeteve sociale apo edhe numrave të telefonit.
Ajo që evidentohet në artikullin e “Daily Mail” është fakti se këta trafikantë përdorin numra telefoni të regjistruar në Britaninë e Madhe dhe se kanë ndarë me ta edhe pagesat për organizimin dhe kalimin në destinacion.
3500 euro për person ishte çmimi që një prej trafikantëve të kontaktuar i bëri me dije agjentëve të cilët paraqiteshin si të interesuar për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Kalimi do të bëhej me gomone ose Kamion.
Një tjetër prej tyre kalonte edhe të mitur të pashoqëruar, duke ofruar edhe një zbritje prej 500 eurosh, për një djalë 15 vjecar.
I vetmi kusht i tyre sipas bisedave të zbardhura në artikull ishin zbardhja e identitetit të personave që do të kalonin dhe fotot e pasaportave të atyre që do të paguanin për të kaluar ilegalisht në Britani.
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia