38 mijë pensione private/ Shtohen punonjësit me kontribute vullnetare

17 Maj 2024 | 15:41

Shqipëria numëron 38 mijë punonjës që paguajnë kontribute vullnetare. Vitin e kaluar në skemën e pensioneve private u shtuan 2000 njerëz, shumica prej të cilëve femra që punojnë në sektorin privat.

Përveç pensionit shtetëror, qytetarët po drejtohen edhe në skemat e pensionit privat.  Janë 38 mijë punonjës në Shqipëri që derdhin kontribute shtesë për të marrë pensione të larta në të ardhmen. Shifrat tregojnë se më shumë se 2000 individë shtohen çdo vit në këtë skemë.

Në fund të vitit 2023, vlera e parave të investuara në këto fonde kapi shifrën 67 milionë euro, duke shënuar një rritje vjetore 18%.

Interesi më i madh për të marrë një pension nga kompanitë private është për gjininë femërore me 19 500 pjesëmarrëse, kundrejt 18.500 meshkujve.

Por si funksionon skema private e pensioneve në krahasim me atë shtetërore dhe çfarë përfitimesh ka?

Bëhet fjalë që një pjesë e kontributit nga puna të derdhet në fondin e kompanive të sigurimit, dhe ai rimerret moshën e pleqërisë.

Kështu, nëse një individ kontribuon çdo muaj nga 5,000 lekë për 10 vjet në, ai do të përfitojë një pension mujor prej 8,200 lekësh për 10 vite pensionimi. Sipas këtij modeli, përfitimi rritet nëse kontributi që anëtari zgjedh të derdhë do të jetë më i madh.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026