36-vjeçari nga Tirana gjendet i pajetë në një shtëpi me qira në Korçë
Një 36-vjeçar nga kryeqyteti ka gjetur vdekjen pasditen e sotme në një shtëpi që kishte marrë me qira në lagjen 12 në Korçë.
Sipas Policisë, nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Nuk dihet me qoftë se 36-vjeçari ka qenë i vetëm apo me persona të tjerë, në momentet para se të ndërronte jetë.
Njoftimi i Policisë:
Korçë-Në lagjen nr.12, Korcë, në një banesë të marrë me qira, është gjetur i pajetë nga punonjësja për mirëmbajtjen e banesës, shtetasi O. R. 36 vjeç, banues në Tiranë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord
Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet
- 12:19 SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më
- 12:17 Vijojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmetet në Venezuelë, bilanci i viktimave 1.430
- 12:14 Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord
- 12:01 Venezuelë, familja e ish-lojtarit të Atromitos, Lucas Trejo, gjendet e vdekur në rrënoja