42 lekë për mbi 800 kwh, drejtori i ERE: Brenda pak ditëve formalizohet vendimi
Drejtori i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti thotë se brenda pak ditëve, institucioni që ai drejton do të marrë kërkesën nga OSHEE-ja, për të formalizuar vendimin e marrë nga qeveria, që familjet të cilat shpenzojnë më shumë se 800 kwh do të paguajnë një tarifë prej 42 lekësh më shumë.
Në një intervistë për emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Ahmeti u shpreh se ERE do të bëjë aktin ligjor brenda këtij muaji, në mënyrë që të zbatohet muajin e ardhshëm.
“Ne jemi, edhe mbi bazën e një vendimi qeverie, në një situatë emergjente. Ne shumë shpejt, ndoshta brenda dy ditëve do marrim kërkesën nga OSHEE-ja për të formalizuar vendimin, i cili pak a shumë është i konfiguruar dhe i marrë. Por ne do të bëjmë aktin ligjor për të marrë vendimin brenda këtij muaji, për të qenë i gatshëm në mënyrë aplikative për muajin tjetër. Është vendim procedurial”, theksoi ai.
Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku prezantuan paketën e dytë anti-krizë për qytetarët si dhe masat që po ndërmerr qeveria për të përballuar krizën energjetike.
Balluku tha se ata që shpenzojnë më shumë se 800 kwh do të paguajnë një tarifë prej 42 lekësh më shumë.
Çmimi do të aplikohet 35 lekë për kwh, për çdo kiliovat mbi fashën e caktuar 800 dhe 7 lekë tarifa e transmetimit dhe shpërndarjes.
Duke vendosur këtë fashë nga 1 tetori deri në dhjetor të vitit 2023 ministrja u shpreh se do kursejmë 100 milionë euro.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 13:20 Ivi Kaso nuk do të rikandidojë për drejtimin e Sekretariatit Ligjor të PD-së: Do t’i përkushtohem mandatit si deputet
- 13:18 SHBA-të u kthejnë 81 mld dollarë kompanive, Gjykata Supreme i shpall tarifat e Trump të paligjshme
- 13:11 Magyar: Hungaria nuk duhet t’i përkasë më kurrë vetëm një partie
- 13:03 11 të vdekur nga përmbytjet masive në Pakistan
- 12:48 Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
- 12:37 Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht