Enton Abilekaj: Pse ju bashkova sot protestës së Berishës para Kryeministrisë
Gazetari Enton Abilekaj në një intervistë për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ka komentuar protestën e ditës së sotme para kryeministrisë.
Abilekaj u shpreh se deputetët e PD-së kanë një zakon të pashpjegueshëm që deputetët vijnë në protestë një orë pasi janë mbledhur qytetarët.
Ai theksoi se shqiptarët kanë frikë të dalin e të protestojnë pasi kanë frikë se i pushojnë nga puna.
“Duke qenë gazetar e kemi të pamundur të marrim pjesë në protesta si protestues. Pashë një pjesëmarrje shumë të madhe, ku një pjesë e tyre ishin të përhershëm. Nuk e di pse deputetët kanë një zakon të pashpjegueshëm që vijnë pasi mblidhen protestuesit. Këta liderët që vonohen nga një orë nuk e dinë fare se çfarë i sjellë njerëzit aty. Të gjithë kanë hallet e tyre. Shqiptarët nuk kanë organizime tjera, nuk kanë sindikata, organizata. Njerëzit nuk protestojnë se kanë frikë se i pushojnë nga puna”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”
Dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Aktivisti: Nuk ka ultimatum për dorëhqjen e Ramës, vetëm diskutime në rrjetet sociale
- 11:32 Ushtria izraelite arreston 21 palestinezë në Bregun Perëndimor, përfshirë të burgosur të liruar
- 11:31 Kurti: Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve do të filloj komunikimet për formimin e institucioneve
- 11:15 Lexoi 5 kërkesat e protestuesve, Rama për Dritan Goxhajn: Manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman
- 11:13 Irani refuzon inspektimet e IAEA-s në centralet e dëmtuara bërthamore
- 10:56 Irani: Lufta Izrael-Hezbollah, çështje e ndërlikuar. Marrëveshja do të arrihet në ditët në vijim
- 10:48 Operacion sigurie në Ankara para samitit të NATO-s, arrestohen mbi 200 persona të dyshuar për lidhje me grupe ekstremiste