45 mln lekë të konfiskuara gjatë 2021 pas hetimeve të SPAK
Pastrimi i parave të krimit të organizuar është një problem në Shqipëri. Këtë tha edhe raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit
Ngritja e Prokurorisë së Posaçme, e cila në fokus të punës së saj ka pasurinë e krimit të organizuar dhe zyrtarëve të korruptuar synon të luftojë këtë fenomen.
Por, tre vite nga ngritja e kësaj strukture, bilanci që ka bërë vetë SPAK për konfiskimin e pasurive është lehtësisht i matshëm.
Vitin që lamë kanë kaluar në pronësi të shtetit 4 apartamente, 2 lokale, 1 pulari, 22 mijë metra katrorë tokë dhe një njësi shërbimi me bar-restorant, hotel me 4 kate.
Rreth 45 milionë lekë janë konfiskuar në valuta të ndryshme thuhet ne raportin e SPAK për vitin 2021.
Janë konfiskuar edhe pasuri të luajtshme ku janë 15 automjete, 64 celularë, 10 laptop si dhe orë apo bizhuteri.
Gjatë vitit 2021, SPAK ka sekuestruar disa pasuri të tjera dhe rreth 19 milionë euro në disa llogari bankare. Por, sekuestrimi i këtyre pasurive është në proces gjyqësor ku do vendoset për konfiskimin apo jo nga shteti.
SPAK i kushton buxhetit 5 milionë dollarë në vit ku rreth 78% e kësaj shume shkon për paga dhe siguracione të prokurorëve dhe administratës.
LEXONI GJITHASHTU:
Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)
Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës