46 persona humbin jetën në një aksident në Bullgari, shumica shqiptarë
46 persona, shumica shqiptarë, kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në perëndim të Bullgarisë.
Gazetari Benjanim Arifi raporton se autobusi me targa maqedonase, i nisur nga Stambolli me destinacion Shkupin, u përplas me barrikadat e rrugës dhe më pas u përfshirë nga flakët. Mes viktimave ka edhe fëmijë, ndërsa janë shpëtuar vetëm 7 persona, të cilët kanë dalë nga pjesa e pasme e autobusit.
Mësohet se në këtë aksident është shuar një familje e tërë me 12 anëtarë, përfshi edhe dy fëmijë binjakë. Në mesin e viktimave janë edhe dy shtetas të huaj, nga Belgjika dhe Serbia.
Nuk dihen shkaqet e aksidentit, por përjashtohet mundësi e një përgjumje të shoferit pasi rreth 15 minua më herët ishin nisur nga njëpikë karburanti, ku kishin pushuar.
Në këtë udhëtim ishin nisur 4 autobusë të së njëjtës kompania “Besa Trans”. Autobusi i aksidentuar ka qenë i fundit në radhë.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se mjeti po kthehej në Shkup pas një udhëtimi në fundjavë në qytetin turk të Stambollit.
“Kjo është një tragjedi. Ne nuk e dimë nëse të gjitha viktimat janë nga Maqedonia e Veriut, por supozojmë se është e tillë sepse autobusi është i regjistruar në vend”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në një intervistë për mediat.
Pas mbërritjes në vendngjarje, ministri i Brendshëm bullgar Bojko Rashkov tha se trupat e viktimave ishin djegur plotësisht.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka kontaktuar edhe me homologun e tij bullgar.
Nuk kanë munguar edhe mesazhet e ngushëllimit nga krerët e politikës në Shqipëri, si kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, kryetari i PD-së Lulzim Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 21:34 Katër deputetë grekë nën akuzë për abuzim me subvencionet evropiane
- 21:32 Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”
- 21:26 Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:15 SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës