47-vjeçari i futet të resë në banesë, vijojnë rastet e dhunës ndaj grave në Tiranë

11 Janar 2025 | 16:07

Policia e Tiranës vijon të përballet me një shqetësim të madh ku në kryeqytet vijojnë denoncimet e grave për burrat që i dhunojnë.

Vetëm në 24 orët e fundit janë arrestuar 3 persona ndërsa një 47-vjeçar i është futur në banesë një të reje 24-vjeçare ku ka tentuar që ta ngacmojë.

Më poshtë të dhënat nga Policia e Tiranës për të gjitha rastet në 24 orëve të fundit

“Komisariati i Policisë Nr.6, arrestoi në flagrancë shtetasin F.M, 47 vjeç, pasi i ka hyrë në banesë dhe ka tentuar të ngacmojë një 24-vjeçare. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F.M, Polica gjeti dhe sekuestroi një armë e ftohtë”.

“Komisariati i Policisë Nr.2, arrestoi në flagrancë shtetasin M.S, 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shërbimet e Policisë  i gjetën një sasi lënde narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”.

“Komisariati i Policisë Nr.3, arrestoi në flagrancë shtetasin T.D, 55 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij”.

“Komisariati i Policisë Nr.4, arrestoi në flagrancë shtetasin E.H, 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar lidhur me aksionin e fundit të Policisë Rrugore për evidentimin dhe heqjen e xhamave të errësuar...
19:25 | 21/07/2026

Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues

Temperaturat e larta, që këtë të martë në Vlorë kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, kanë sjellë një fluks të madh pushuesish në bregdet....
17:02 | 21/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)

Një vatër zjarri sapo është bërë aktive në fshatin Gjonomadh, në bashkinë e Korçës. Nga sa shihet, brenda kësaj vatre ndodhen 4-5 pika që kanë...
16:50 | 21/07/2026