Kultivonte kanabis dhe dhunonte gruan, arrestohet 35-vjeçari në Poliçan
Policia e Poliçanit ka arrestuar një 35-vjeçar që kultivonte dhe prodhonte kanabis me qëllim shitjen si dhe ushtronte dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 35 vjeç, banues në Poliçan.
Arrestimi i tij u bë pasi shërbimet e Stacionit Policisë Poliçan, kishin siguruar informacione se ky shtetas ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të kultivimit dhe prodhimit të lëndës narkotike kanabis me qëllim shitjen e tij.
Gjithashtu, po nga informacionet e marra ky shtetas ushtronte dhe dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
Në momentin e arrestimit gjatë kontrollit të banesës dhe në afërsi të saj, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.2 kg lëndë narkotike kanabis sativa.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh