Rrëfimet ekskluzive: Na thirrën për sherebelë, na kapi policia si punëtore kanabisi

14 Dhjetor 2024 | 20:32

Këtë të shtunë në Review në Euronews Albania u shfaqën rrëfimet e disa grave të arrestuara si punonjëse në ferma kanabisi por që sipas tyre ato nuk punuan asnjë ditë.

Një nga gratë, Danjela, e cila ndodhet në arrest shtëpie pasi çështja i ka kaluar SPAK-ut tregon historinë e saj duke thënë se e kanë akuzuar si rekrutuesen e grave por në të vërtetë sipas saj ajo është për vete e rekrutuar.

“Njoftimin për punë e morëm nëpërmjet shoqeve, se normale na duhet punë por pa e ditur se ku kam shkuar, thjesht na thanë sherebelë dhe do merrnim 20-30 mijë lekë të vjetra në ditë. Udhëtova natën dhe sapo zbritëm në mëngjes menjëherë na rrethuan forcat e policisë. Ishte dita e parë, sapo mbërritëm vjen në sekonta policia dhe bashkë me shoqet që ishim u futëm poshtë një plasmasi të vogël që kishte domate dhe speca. Ne na e kishin rekomanduar disa shoqe që do shkonim për të punuar me sherebelë dhe nuk e dinim ça na priste plus për ne ishte dita e parë dhe nuk kishim punuar ditë tjetër. Nuk kemi arritur të punojmë dhe as të shohim se çfarë do punonim se ne nuk punuam fare, na arrestoi direkt policia sapo zbritëm, thjesht u mashtruam se do të punonim me sherebelë por as me atë nuk punuam”, thotë Danjela.

Ndërsa Drita thotë se ishte me disa shoqe në autobus dhe njëra prej tyre i ftoi të shkonin për punë në Shkodër.

“Ishim në autobus me disa shoqe dhe njëra prej tyre thotë se na kanë ofruar punë për të mbledhur sherebelë në Shkodër. Ishim rreth 10 gra që shkuam për herë të parë dhe sa zbritëm na shoqëruan në polici dhe ne nuk njohim asnjeri. Na thanë që për punën me sherebelë do të merrnim rreth 50 mijë lekë të vjetra por sapo zbritëm në një oborr te një serë erdhën na morën, nuk kemi punuar asnjë ditë, thjesht jemi mashtruar dhe jemi përballuar me atë situatë”, thotë Drita.

Ndërsa Fatmija thotë se disa gra në Kamëz që ishin mbledhur i thanë se do shkojmë të gjitha të punojmë për të mbledhur sherebelë.

“Na thanë disa gra në Kamëz dhe duke qenë se ishim hallexhie pranuam dhe u nisëm bashkë me ato. Sapo zbritëm aty erdhi menjëherë policia. U nisëm me një furgon dhe na thanë se do punonim 3-4 ditë. Ne akuzohemi për tjetër gjë ndërsa ne shkuam për sherebelë. Gratë e tjera nuk i njohim, as hashashin nuk e njohim, dhe ne nuk punuam se direkt erdhën policia, të gjitha gratë ishin si punëtore që presupozohet të punonim për sherebelë”, thotë Fatimja.

Edhe Humrja tregon të njetin verison me Fatimen ku sipas saj nga halli shkuan të punonin për sherebelë në Shkodër pas ftesës që ju bënë disa gra në Kamëz, por që thotë se i kapi policia dhe nuk arritën të punonin fare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit

Dy drejtues mjetesh lundruese janë gjobitur këtë të martë nga autoritetet në Vlorë. Mësohet se masa administrative u vendos ndaj tyre pasi, dy drejtusit rrrezikuan...
16:53 | 14/07/2026

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026