“48 mln euro shkuan për llaç e tulla”, Prifti: Universiteti në Korçë, pa investime
Pedagogu Rezart Prifti ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania për të folur rreth shkrirjes së Universitetit të Korçës “Fan Noli”. Ai tha se ky universitet për interesa më të larta zhvillimore sociale e të tjera duhet të mbahet hapur me detyrim
A duhet mbyllur universiteti i Korçës? Po me ligj duhet të mbyllet është fabrikë letrash kot. Por unë si person, them jo, sepse është një institucion që për interesa më të larta zhvillimore sociale e të tjera duhet të mbahet hapur me detyrim”,-tha pedagogu Rezart Prifti.
Pedagogu tha se në 8 vitet e fundit në Korçë janë hedhur 48 milionë euro, por nga këto asgjë s’ka shkuar në universitetin e Korçës.
“Janë hedhur 48 milionë euro. Sa nga këto përveçse janë hedhur në llaç, tulla, mure, beton, dreq e shejtan janë hedhur te universiteti? Zero! Edhe ato që u hodhën janë vjedhur. Të gjitha taksat e shqiptarëve vidhen.
Duhet të krijohet një herë një llogaridhënie për këtë punën e buxhetit të arsimit. Është edhe punë e rajonalizimit, universiteti i Korçës nuk ka qenë siç është i Shkodrës, i Gjirokastrës dhe i Durrësit, janë kthyer në qendër tregtare ku ikën dhe i blen të gjitha”,-tha Rezart Prifti.
LEXONI GJTIHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë