Kreu i OMONIA-s: Dosjen “Beleri” do ta çojmë në Strasburg

27 Qershor 2023 | 21:22

Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli tha në emisionin Now në Euronews Albania se çështjen e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri do ta çojnë në Strasburg nëse nuk gjen zgjidhje.

Suli u shpreh se janë në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Belerit dhe nëse kjo nuk ndodh, kanë gati dosjen të cilën do ta çojnë në gjykatën ndërkombëtare.

“Siç edhe jemi shprehur më parë, po presim që Gjykata e Lartë të caktojë datën e ndryshimit të masës së arrestit. Duke pasur shumë pak besim te institucionet e drejtësisë shqiptare, e kemi përgatitur dosjen që ta çojmë në Strasburg, nëse do lindë nevoja. Shpresojmë që Gjykata e Lartë t’i thërrasë mendjes dhe të kthejë çështjen në shinat e ligjit. Vendimi i Strasburgut është i detyrueshëm për shtetin shqiptar”, tha Suli.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026