5 rreziqet e herpesit, mund të shkaktojë humbje të shikimit

3 Qershor 2022 | 12:11

Herpesi mund të shkaktojë më shumë sesa thjesht një skuqje që shkakton dhimbshme. Ndonjëherë dhimbja vazhdon pasi skuqja largohet.

Problemet që shkakton herpesi përfshijnë syrin, fytyrën, veshin dhe trurin, shkruan CNN.

Herpesi përbëhet nga 5 ndërlikime të mundshme të cilat janë: Neurologjia postherpetike, infeksionet bakteriale, problemet e syve, komplikimet e fytyrës dhe efektet në tru.

  • Neurologjia postherpetike (PHN) është ndërlikimi më i zakonshëm i herpersit. Ajo mund ta bëjë dhimbjen të zgjasë deri në disa muaj ose vite në pjesë të caktuara të trupit, e cila shfaqet pasi skuqja të jetë larguar. Kjo gjë shkakton kruajtje dhe lëkurën e bën më të ndjeshme.
  • Edhe pse një virus shkakton herpesin, ndonjëherë një infeksion bakterial sjell ndërlikime të mëtejshme. Kjo për shkak se infeksioni bakterial i shkaktuar nga herpesi formon flluska në lëkurën e njeriut. Mjeku juaj mund të trajtojë një infeksion bakterial me një antibiotik. Kjo do t’ju ndihmojë të shëroni dhe të parandaloni plagët.
  • Një infeksion i herpesit që përfshin syrin mund të shkaktojë turbullim të shikimit, humbje të shikimit, skuqje e syrit, e njtje rreth syrit ose në qepallë dhe ndjeshmëri ndaj dritës.
  • Herpesi mund të ngacmojë ‘nervin e fytyrës’ dhe ky problem quhet sindroma Ramsay Hunt. Marramendje, humbja e dëgjimit, humbja e shijes dhe zhurmë në vesh, janë rreziqet.
  • Efektet në tru: Herpes zoster është një ndërlikim i rrallë por serioz. Ato përfshijnë dhimbje koke, të vjella, ethe dhe konfuzion. Ka rreziqe edhe për enjtje të trurit.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026