“5 vite prita për 1 intervistë…”-Rezarta Reçi: Historia e rrallë me Xhanfize Kekon

28 Prill 2024 | 17:25

Gazetarja Rezarta Reçi ka intervistuar më shumë se 750 personazhe dhe kësaj here është vendosur ajo në rolin e rrëfimtares për të treguar historinë e jetës për emisionin “Profil”.

E quajnë “peshku i kuq” dhe me të kemi notuar në jetët e shumë artistëve dhe personaliteteve shqiptar që ajo i ka zhveshur nga kostumi skenik për të njohur njeriun..

Ky “Profil” i jetës së Rezartës mbart emocione të forta, histori dhe rrëfime për jetën personale, për atë çka ajo nuk ka treguar në kamera. Prej 4 vitesh Rezarta është në luftë me kancerin, por ajo nuk e ka lejuar t’i cenojë asaj aktivitetet e përditshme apo daljet me familjarët apo miqtë.

E pyetur nga gazetarja Greta Topjana rreth personazheve që ka intervistuar ajo vecoi disa prej tyre si psh Tinka Kurti, Timo Flloko, Kujtim Prodani, Ramadan Sokoli, Roza Anagnosti, Xhanfize Keko etj, ku me secilin kishte nga një kujtim për të ndarë.

Rezarta tregoi se Xhanfize Kekon edhe pse e kishte mikeshë priti gjatë për një intervistë. U deshën 5 vite që ajo ta intervistonte sepse si fillim nuk ishte e gatshme dhe më pas i vdiq djali i saj Teodor Keko, ndaj duke kuptuar dhimbjen e saj intervista u shty. Ajo tregoi edhe për ëndrrën e regjisores e cila edhe pse në moshë të thyer ëndërronte të bënte filma për adoleshentë. Intervista që Rezarta i bëri Xhanfizës ishte e fundit për të sepse ajo një muaj më vonë ndërroi jetë me 22 dhjetor 2007.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026