50 vite burg për babë e bir që vranë 23-vjeçaren për ‘nder’ në Malin me Gropa

16 Nëntor 2022 | 10:46

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi dënimin me 50 vite burg për babë e bir Faik dhe Shkëlzen Buci.

Ata akuzohen për vrasjen e 23-vjeçares Eglantina Buci.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në vitin 2012 në Malin me Gropa dhe u zbardh vetëm pas rrëfimit të një dëshmitari, i cili u bë bashkëpunëtor i drejtësisë në vitin 2020.

Hetimi tregoi se Eglantina në atë kohë 23 vjeç u mor në makinë nga i vëllai Shkëlzeni, siç thotë Prokuroria, me kërkesë të babait Faik Buci dhe u ekzekutua me armë zjarri në Malin me Gropa, ku edhe iu fsheh trupi.

Prokuroria doli në konkluzionin se shkak për vrasjen ishte bërë mospranimi nga e reja të për t’u fejuar me djalin e zgjedhur nga i ati dhe largimi nga banesa.

Dy të pandehurit kanë mohuar vazhdimisht akuzat para turppit gjykues.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026