770 mijë për një natë, apartamentet në Tiranë çmime të ‘çmendura’ më 25 maj
Mijëra tifozë do të vijnë në Tiranë për të parë ndeshjen Roma-Fejnord. Nuk do të jenë vetëm ata që kanë prerë biletën për në stadium, por edhe të tjerë që do të festojnë për trofeun e UEFA Conference League.
Mbi 95% e shtretërve të hoteleve në kryeqytet janë rezervuar tashmë, dhe një pjesë e tyre ende kanë një apo dy dhoma të lira për natën e 25 majit. Në platformën Booking, janë vetëm 5 hotele që ofrojnë çmimin e dhomës për më pak se 8000 lekë, ndërsa të tjerët nisin nga 12 000 për të shkuar tek dhoma më e shtrenjtë, 180 mijë lekë.
Në të njëjtën platformë, dhoma të lira ka ende edhe në hostel apo guest house, por ajo që bie në sy janë apartamentet. Pronarët kanë regjistruar rishtas banesat e tyre këto ditë për t’i lëshuar me qira nga 100 deri në 770 mijë lekë vetëm për natën e finales së madhe.
Booking liston sot në Tiranë 460 njësi akomodimi, nga të cilat 360 janë apartamente.
Këtë muaj, numri i listimeve është rritur me të paktën 20%, krahasuar me vitet e mëparshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut