7 herë kampion, 16-vjeçari: Ja pse e lashë futbollin për Taekwondo
Taekwondo është një nga ato sporte jo shumë të përhapura në Shqipëri, por që kohët e fundit po praktikohet me ritme të shpejta. Historia e Taekwondo në vendin tonë, filloi në vitet 1995, ndërsa sot shumë vajza dhe djem na përfaqësojnë edhe në kampionate të shumta jo vetëm kombëtare por edhe ballkanike dhe evropiane.
Taekwondoo është një art marcial koeran që shpesh praktikohet edhe për vetëmbrojte dhe ka shumë vajza dhe djem që nxiten ta ndjekin pikërisht për këtë arsye.
në studion e Goodmorning Albanians në Euronews Albania ishte Arjola Kasaj, trajnere e ekipit kombëtar si dhe pranë klubit sportiv Tirana dhe Ernest Merdanaj, kampion kombëtar prej 7 vitesh, kampion Ballkani dy vite rresht , si dhe sportisti më i mirë teknik i gjithë Ballkanit.
16-vjeçari tregoi se kishte lënë futbollin për t’u marrë me këtë sport, gjë që sipas tij ja ka vlejtur.
“Futbolli është lojë kolektive, varet nga ekipi, nga trajneri, Taekwondo është më individual si sport. Edhe emocionin edhe fitore i ke vetjake, je vetë protagonist”, tha 16-vjeçari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse