7 ndryshime në qeveri, gazetarja zbulon detaje: Spiropali dhe Vengu pa post

26 Shkurt 2026 | 20:25

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me 7 ndryshimet në qeveri nga kryeministri Edi Rama. Shehu theksoi se ndryshimet janë bërë në fund të mbledhjes e cila ka ndodhur më dyer të mbyllura.

Ajo theksoi se ndryshimet kanë surpizuar ndërsa vijnë 6 muaj pasi Rama bëri ndryshimet e tij në qeveri. Mes ndryshimeve ka patur lëvizje pozicionesh ndërsa Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu janë larguar nga detyea dhe kanë mbetur pa post.

Besfor Lamallari nga ministër i Drejtësisë u emërua ministër i Brendshëm. Postin e Lamallarit në ministrinë e Drejtësisë e merr Toni Gogu.

“Sapo ka përfunduar mbledhja e gjatë dhe e zgjuar e grupit parlamentar socialist dhe e kabinetit qeveritar. Është mbledhja e dytë e zgjeruar brenda këtij viti. Ajo që ka surpizuar të gjithë në fund të mbledhjes që një pjese e saj ka qene e hapur janë ndryshimet që Rama ka njoftuar.

Vetëm më pak se 6 muaj nga kabineti qeveritar nga Rama 4 kemi 7 ndryshime në qeveri. Si numri dy si zv.kryeministre zoti Rama ia ka besuar Albana Koçiut, ministre e Punëve të brendshme deri ditën e sotme. Ministër brendshëm shkon Besfor Lamallari i cili u emërua nga Rama pak muaj më parë si ministër i drejtësisë.

Një tjetër ndryshim është tek ministria e Evropës dhe punëve të jashtme shkon Ferit Hoxha. Ministër i Infraskturës është Enea Karakaçi i propozuar nga zoti Rama. Ministre për marrëdhëniet me parlamentin është Erjona Ismailit është deputetet e qarkut të Vlorës. Tek ministria e drejtësisë shkon ministri Toni Gogu. Tek ministria mbrojtes, Ermal Nufi”, tha ajo.

Ndryshimet

Albana Koçi- zv.kryeministre

Besfort Lamallari- Ministër i Brendshem

Ferit Hoxha- Ministër i Jashtëm

Enea Karakaci-Ministër Infrastrukture,

Erjona Ismaili- Ministre për Marrëdhëniet

Toni Gogu- Ministër i Drejtësisë

Ermal Nufi-Ministër i Mbrojtje

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026