7 vdekje dhe 668 raste me COVID në RMV

20 Shkurt 2022 | 19:53

7 persona kanë vdekur në Maqedoninë e Veriut nga COVID-19.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik të Maqedonisë së Veriut, gjatë 24 orëve në vend janë bërë 3 mijë e 974 testime dhe janë regjistruar 668 raste të reja me këtë virus.

Një ditë më parë ministri i Shëndetësisë i RMV-së Bekim Sali, ka thënë se masat shtrënguese mund të hiqen në rast të përmirësimit të gjendjes epidemiologjike.

Ai ka thënë se certifikatat për vaksinim mund të anulohen nëse imunizimi i popullsisë arrin në 70 për qind.

“Situata epidemiologjike në të gjithë Maqedoninë e Veriut është në rënie të lehtë. Pra, vala e katërt është në rënie e sipër. Por, niveli i vaksinimit dhe imunizimit të plotë te ne është më i ulët se në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Ne duam rezultate pozitive nga analiza epidemiologjike, që ka të bëjë me testimin e rastësishëm, që më pas të shfuqizohen masat. Nëse marrim rezultate pozitive, sipas të cilave do të jetë mbi 70 për qind e totalit të imunizimit në vend, atëherë do të fillojmë relaksimin dhe lehtësimin e masave”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet edhe testimi i nxënësve nëpër shkollat fillore pas informacioneve për rritjen e të infektuarve të fëmijëve nga mosha 6 deri më 14 vjeç.

Mësimi zhvillohet me prani fizike në arsimin fillor dhe të mesëm, dhe pavarësisht rritjes së rasteve, institucionet mbeten në qëndrimin që nxënësit duhet mësimin ta ndjekin në shkolla.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026