“71-vjeçarja donte të merrte patentën” – Ja çfarë i tha instruktorja e autoshkollës…

19 Korrik 2024 | 08:39

Amaxofobia (nga greqishtja hàmaxa, ‘karrocë’ dhe phobos, ‘frikë’), d.m.th. frika nga dhënia e makinës, klasifikohet si një fobi e vërtetë, pra si një frikë dobësuese mund të ndikojë edhe në jetën shoqërore të dikujt.

Kjo nuk është një situatë e thjeshtë ‘shqetësimi’ gjatë drejtimit të automjetit, por manifestohet përmes ankthit që personi mund të vuajë edhe nga mendimi i thjeshtë për të prekur një timon.

Lumturi Pepa, instruktore autoshkolle tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se ka shumë njerëz që mendojnë se nuk do ta mësojnë dot kurrë makinën, ndërsa theksoi që edhe për shkak të moshës, të rinjtë janë ata që kërkojnë më shumë ta mësojnë.

Por ajo shtoi se edhe mosha të mëdha 65-71 vjeç kanë shprehur dëshirën për të mësuar makinën dhe për të marrë patentën dhe ja kanë dalë.

“Kam pasur një rast para 1 muaji që mori patentën 65 vjeç. Një herë më mori një grua në telefon 71 vjeçe dhe në tha ‘a kam të drejtë unë të mësoj makinën e të marr patentë?’. Po, i thashë mjafton të kesh vullnetin dhe të jesh mirë nga ana fizike”, tregoi instruktorja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024