75 raketa godasin Kievin, Zelenski: Rusët synojnë infrastrukturën energjetike
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka reaguar pas sulmeve me raketa që goditën kryeqytetin Kiev këtë të hënë.
Ai u shpreh se sulmet ruse kanë shënjestruar infrastrukturën energjetike në të gjithë vendin, shkruan BBC.
Zelenski bëri të ditur se objektet energjetike në Kiev, Lviv, Dnipro, Vinnytsia, Zaporizhzhia, Kharkiv dhe rajone të tjera janë goditur me raketa.
“Ata duan panik dhe kaos, duan të shkatërrojnë sistemin tonë energjetik. Ata janë të pashpresë. Objektivi i dytë janë njerëzit. Një kohë e tillë dhe objektiva të tillë u zgjodhën posaçërisht për të shkaktuar sa më shumë dëme”, theksoi Zelenski.
Ndërsa, Shefi ushtarak i Ukrainës deklaroi se 75 raketa janë lëshuar nga rusët mëngjesin e së hënës në Kiev, duke shkaktuar viktima e të plagosur.
Gjenerali Valerii Zaluzhnyi tha se 41 raketa janë neutralizuar nga ushtria ukrainase.
Sulmet me raketa vijnë pas një shpërthimi të shtunën, në urën e vetme që lidh Rusinë dhe Krimenë, të cilin presidenti rus Vladimir Putin e cilësoi akt terrorist.
LEXONI GJITHASHTU
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 11:59 Portieri i Spanjës, Unai Simon, thyen rekordin botëror Guinness në Kupën e Botës
- 11:58 Taylor Swift dhe Travis Kelce dhurojnë 26 milionë dollarë për bamirësi me rastin e dasmës së tyre
- 11:57 Braho: Metodat janë sofistikuar, krimi i organizuar gjithnjë e më kompleks
- 11:48 Pas Finlandës, edhe Lituania vendos të lejojë armët bërthamore në territorin e saj
- 11:41 Kreu i SPAK: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale
- 11:33 “133 miliardë dollarë”, Kanadaja propozon krijimin e një banke të re për mbrojtjen e vendeve aleate