Efektivja e policisë zbulon mesazhin e ministrit Çuçi për 8 Mars
Anxhelina Bregu, punonjëse e Policisë Rrugore në Tiranë tregoi për Euronews Albania se si e ka gjetur ky 8 Mars.
Ajo tha se ditën e kanë nisur me urimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe ministrit Çuçi.
“Mesazhi na ka ardhur në numrin tonë të punës. Ai shkroi: Në ditën ndërkombëtare të gruas, dua të të falënderoj dhe të të shpreh respektin për punën që po bën në Policinë e Shtetit, e çmoj shumë sakrificën dhe përkushtimin e përditshëm, një kontribut i vyer për vendin dhe të ardhmen tonë. Qofsh e lumtur sot dhe shumë vite të tjera! Gëzuar 8 Marsin! Sinqerisht, Bledi Çuçi,” – lexoi efektivja, ndërsa tha se në momentin kur e kishte marrë urimin i ishin mbushur sytë me lot.
Bregu tregoi se kjo ka qenë një ditë e zakonshme pune, por panorama e njerëzve me lule nëpër duar e ka bërë 8 Marsin edhe më të veçantë.
Sipas saj në 8 vite karriere, ka pasur shumë momente të rëndësishme, por ndër ato që do të veçonte janë telefonatat nga gratë e dhunuara, ndaj të cilave sigurisht duke qenë dhe vetë grua, policja është më e ndjeshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 14:03 Zbulohet një call center në Shkodër, arrestohen 4 persona. Procedohen 61 punonjës
- 13:58 Shkodër, arrestohet 16-vjeçari për grabitjen me armë të turistëve gjermanë, 1 në kërkim
- 13:50 Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të Islamit dhe presidentit Erdogan
- 13:46 Skena kaosi në supermarketet e Francës! Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit (VIDEO)
- 13:25 Rama nga inagurimi i Shkollës Kombëtare të Fluturimit: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës
- 13:17 Mungon avokati mbrojtës, shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative