80% e personelit arsimor në Kosovë kanë marrë të paktën një dozë vaksine, thotë zv. ministrja e Arsimit
Hapja e shkollave u shty me dy javë në Kosovë për të ulur trendin e infektimeve. Kështu u shpreh për Euronews Albania zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku Bërdyna.
Ajo theksoi se duhet të vijojë procesi i vaksinimit anti-COVID edhe tek personeli arsimor, për të parandaluar përkeqësimin e situatës epidemiologjike në këtë shtet.
Sipas saj, deri më tani në Kosovë janë injektuar me të paktën një dozë 80% e personelit arsimor të nivelit parauniversitar.
Ajo shtoi se ende nuk është me detyrim çështja e vaksinimit në Kosovë.
Zv.ministrja nënvizoi se vendimi për të shtyrë shkollat me dy javë ishte një vendimi përbashkët i qeverisë dhe ka qenë totalisht në linjë me rekomandimet e kontrollit të pandemisë dhe me ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik.
Sa i përket studentëve, ajo tha se masat për ta do të rishikohen në javët në vijim.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)