9 medalje ari, Distria Krasniqi shkëlqen në Grand Slam të Parisit

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
7 Shkurt 2026 | 20:29

Distria Krasniqi këtë te shtunë ka shkëlqyer me performancën e saj dhe fitoi medaljen e artë në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kg. Xhudistja shqiptare mposhti Ariane Toro Soler nga Spanja.

Ajo mundi në çerekfinale xhudisten braziliane, Larissa Pimenta. Në gjysmëfinale triumfoi edhe ndaj xhudistes franceze, Amandine Buchard. Krasniqi numëron tashmë 9 medalje ari në Grand Slamin e Parisit.

Xhudistja kosovare, kampione olimpike dhe një nga emrat më të fortë në skenën ndërkombëtare, tregoi formë të jashtëzakonshme, vendosmëri dhe përvojë të nivelit më të lartë. Fitorja e shpejtë dëshmon jo vetëm përgatitjen fizike, por edhe superioritetin teknik ndaj kundërshtareve.

Ky sukses i radhës konfirmon Distrian si një prej sportisteve më të mëdha që ka nxjerrë ndonjëherë Kosova dhe forcon edhe më shumë pozitën e saj në elitën botërore të xhudos.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet këtë të enjte nga gazetarët në lidhje me deklaratat e ministres serbe, e cila pak ditë më...
13:26 | 16/07/2026

Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia

Konflikti i nisur në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës rrezikoi të përshkallëzohej në një tjetër ngjarje të rëndë. Pas plagosjes me thikë të 32-vjeçarit Vildan...
13:16 | 16/07/2026

Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka kërkuar falje pas reagimeve të forta që shkaktoi deklarata e saj për spastrimin...
12:29 | 16/07/2026