9 milionë vizita mjekësore në 2023, INSTAT: U rritën me 9,6%

25 Nëntor 2024 | 16:36

Më shumë se 9 milionë vizita mjekësore janë kryer nga mjekët në vitin 2023.

Raporti i fundit i publikuar nga INSTAT ka nxjerr në pah se nevojat për konsulta mjekësore kanë qenë më të larta nga një vit në tjetrin, duke bërë që numri i vizitave pranë mjekut të familjes apo dhe spitale e urgjenca të rritet me 9.6% në raport me vitin 2022.

Statistikisht një qytetar shqiptar është vizituar mbi 3 herë gjatë një viti tek mjeku. 41,5 % e vizitave janë kryer në qendrat shëndetësore, 23,2 % në ambulanca dhe 35,2 % në poliklinika.

Përgjatë 5 viteve të fundit, vihet re pothuajse e njëjta shpërndarje në numrin e vizitave. Personat mbi 60 vjeç zënë rreth 35% të vizitave. Paralel me numrin e vizitave në rritje me 1,8% kanë ardhur edhe ndërhyrjet kirurgjikale.

Në vitin 2023 janë shtruar në spital 285.594 pacientë nga të cilët 65.043 kanë kryer operacione, rreth 50% e tyre janë kryer nga shërbimi I kirurgjisë, pasuar nga obsetrika, okulistika dhe traumat.

Gjatë vitit 2023, ditët mesatare të qëndrimit të një pacienti në spital ishin 4,8 ditë. Në vend aktualisht janë 67 spitale, prej te cilave 43 janë publike dhe 24 private.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026