Korrupsion dhe pastrim parash, SPAK akuza zyrtare për Kokën dhe Bllakon

29 Mars 2022 | 16:19

SPAK ka kërkuar nga Kuvendi leje për arrestimin e deputetit të PS-së, Alqi Bllako. Ky i fundit së bashku me ish-ministrin Lefter Koka akuzohen se kanë falsifikuar dokumente për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.

Për këtë investim ditën e sotme SPAK lëshoi 9 urdhër arreste mes të cilëve dhe biznesmenë që dyshohet se janë përfshirë në këtë aferë.

Lefter Koka dyshohet se ka përfituar rreth 1.2 milionë euro ryshfet për ndërtimin e inceneratorit të Fierit. E njëjta skemë si në Elbasan ku Koka përfitoi rreth 3.7 milionë euro, është kryer edhe në Fier. SPAK njoftoi se kompania që ndërtoi inceneratorin ka paguar fatura fiktive për punë që nuk janë kryer asnjëherë. Këto fatura u janë paguar kompanive të lidhura në me ish-ministrin e mjedisit. Lefter Koka akuzohet gjithashtu edhe për falsifikim dokumentesh.

Ai dhe deputeti socialist, Alqi Bllako, dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Ata ia kanë paraqitur qeverisë sikur ndërtesa e inceneratorit do të bëhej në tokë truall. SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140 mijë eurosh.

Përveç kësaj, deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako dyshohet se ka marrë ryshfet rreth 130 mijë euro për të favorizuar kompaninë që ndërtoi inceneratorin.

SPAK pretendon se ka gjetur shkelje edhe në mënyrën si është dhënë ky koncesion. Prokuroria ka ngritur akuzë për shpërdorim detyre për shkelje të ligjit të koncesioneve dhe ligjit të prokurimit publik për Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon.

Veç deputetit dhe ish-ministrit Koka, urdhër arreste janë lëshuar dhe për 7 persona të tjerë mes tyre dhe Florjan Muçajn, drejtor i Albpetrol për të cilët SPAK dyshon se janë përfshirë në shkeljen e procedurave për dhënien e koncesionit për ndërtimin e inceneratorëve në Elbasan dhe Fier. Prokuroria ka sekuestruar edhe 18 pasuri me vlerë rreth 2 milionë euro që u përkasin personave të dyshuar si të përfshirë në aferë, .

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre...
21:59 | 02/07/2026

Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë

Gazetari Klevin Muka këtë të enjte ka lexuar një komunikatë në emër të grupit koordinues të protestës ku ka deklaruar se protesta e sotme para Parlamentit...
20:45 | 02/07/2026

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026