Bilall Kasami i Lëvizjes “Besa” garon për Bashkinë e Tetovës: Ofrojmë alternativë për qytetarët
Maqedonia e Veriut do të mbajë më 17 tetor zgjedhjet lokale. Kryetari i Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami shprehet se ata do të garojnë të vetëm edhe pse janë pjesë e koalicionit qeverisës të drejtuar nga LSDM.
Gjatë intervistës për “Balkan Talks”, Kasami tha se ai vetë kandidon për kryetar të Komunës së Tetovës.
“Zgjedhjet janë për pushtetin lokal dhe ka të bëjë më shumë për oferta që kanë të bëjmë me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe jo me problemet e vendit”, tha ai.
Vetëm një vit më parë, “Besa” ishte subjekti i parë politik shqiptar që arrinte një marrëveshje parazgjedhore me një forcë politike maqedonase.
“Nuk kemi marrëveshje të formalizuar mes partnerëve të koalicionit, kemi marrëveshje parimore për zgjedhje pa anim”, tha ai.
Kasami tha se “Besa” ofron alternativë për qytetarët pa kalkulime politike ndërsa akuzon partitë e tjera se “mbi interesat shqiptare, ka interesa të klaneve brenda partive shqiptare”.
Ai tha se kjo ka çuar në mosmarrëveshje ku veçoi se partitë opozitare shqiptare kanë parë më të arsyeshme të bashkëpunojnë me maqedonasit se sa me shqiptarët.
Kasami është kryetari i vetëm i një partie politike që kandidon në zgjedhje lokale. Kasami thotë se në zgjedhjet e kaluara në 2017, atij i janë vjedhur votat.
“Kam vendosur që të kandidoj në Tetovë pasi mendoj se duhet t’u rikthehet vjedhja e votës”, tha Kasami.
Tetova tha ai është pa plan urbanistik dhe një qytet që i mungon uji i pijshëm dhe rrugët e asfaltuara.
Bashkia e Tetovës drejtohet prej tetë vitesh nga Teuta Arifi nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
Bashkia e Tetovës është bashkia më e madhe që drejtohet nga shqiptarët dhe do të jetë fushëbeteja e forcave politike shqiptare.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut