Rama mbledh qeverinë dhe u kërkon ministrave zbatimin e kodit etik: Nuk ka udhëtime luksi e dhurata
Kryeministri Edi Rama mbajti mbledhjen e parë të qeverisë në mandatin e tretë, menjëherë pas betimit në Presidencë.
Vendimi i parë i qeverisë së re ishte ai lidhur me kodin etik të qeverisë, i cili sipas kryeministrit duhet të zbatohet nga çdo ministër apo zëvendës i tij.
Teksa theksoi faktin se kodi etik i qeverisë është në fuqi nga 2013 kryeministri u ndal në disa prej çështjeve që duhen zbatuar me përpikëri nga anëtarët e qeverisë, mes të cilave ndalimi i udhëtimeve në biznes klas, pushimet jashtë shtetit apo darkat dhe drekat kur janë në orar të punës nga ana e ministrave.
“Në kod duhet të shkruhet shprehimisht se një ministër nuk duhet të pranojë bileta udhëtimi për veten apo familjarët nga kompania private, dhe gjithashtu që nuk duhet të përdorin sallën VIP të aeroportit nëse nuk janë në udhëtim pune. E njëjta gjë vlen për veturat e anëtarëve të qeverisë në rrugë që duhet të zbatojnë rregullat e qarkullimit si gjithë qytetarët përveçse kur kanë ndonjë urgjencë. Po ashtu, ndalimi i përdorimit të makinave zyrtare për familjarë të ministrit”, tha kreu i qeverisë.
Gjithashtu, kreu i qeverisë theksoi se dhuratat që ministrat marrin gjatë udhëtimeve të punës do të inventarizohen në muzeun e kryeministrisë.
Kryeministri tha se çdo ministër që shkel kodin etik duhet të kërkojë ndjesë publike dhe në rast përsëritjeje duhet të largohet nga detyra. Kjo, tha ai, vlen edhe për të si kreu i qeverisë.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik