Nexhmedin Spahiu: Kosova po paguan çmimin e zbatimit me vonesë të marrëveshjes për targat

20 Shtator 2021 | 22:29

Profesori i Shkencave Politike në Kosovë, Nexhmedin Spahiu duke komentuar vendosjen e reciprocitetit me targat ndaj Serbisë, thotë se Kosova do të paguajë për vonesën në zbatimin e marrëveshjes.

Analisti Spahiu thotë se ajo që Kosova ka bërë është vetëm respektimi i një marrëveshje të arritur në Bruksel dhe që në fakt do të duhej të ishte zbatuar para 5 vitesh. Pas kësaj, ai thotë se pritet tërheqje e Beogradit nga të gjitha marrëveshjet.

“Qasje që Beogradi e bën shpesh dhe në fakt është Beogradi që nuk i respekton. Kosova do të duhet ta aplikonte këtë që në fillim të marrëveshjes. Kjo i ka mësuar serbët me komoditetin e të mos paguarit në kufi”, tha Spahiu.

Sipas tij ka një ndryshim të madh të sjelljes së Prishtinës me atë që bën Beogradi. Ai tha se policia serbe ushtron dhunë ndaj shqiptarëve, ndërsa kjo nuk ka ndodhur asnjëherë ndaj serbëve në veri të Kosovës.

“Kjo duhet të shërbejë si mësim dhe marrëveshjet të zbatohet në momentin e duhur dhe të mos ketë vonesa siç ndodhi në këtë rast, 5 vite. Serbia sipas tij do të reagojë dhe do ta shfrytëzojë këtë rast. Mund të ketë pengesa për qarkullimin e qytetarëve të Kosovës në Serbi”, tha analisti.

Gjithashtu ai tha se Kosova prej 22 vite paguan energjinë elektrike dhe furnizimin me ujë të serbëve në veri.

Fajtor për mos zbatimin e këtyre marrëveshjeve, Spahiu bën klasën politike të cilët e cilëson të paaftë për të përmbushur ato që arrihen në Bruksel.

“BE nuk i ka faj Kosovës që nuk e ka zbatuar këtë marrëveshje me kohë pasi ta zbatosh vonë është keq. Tani Kosova  po paguan ën e kësaj vonese edhe në raport me Serbinë por edhe në raport me BE”, tha profesori i Shkencave Politike.

Beogradi vazhdimisht thotë Spahiu është udhëhequr nga raporte të këqija me BE dhe SHBA dhe po përpiqet t’i miklojë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026