‘Mësimi plotësues do zhvillohet brenda 30 minutëshit’, thotë drejtori i Zyrës Arsimore në Kamëz
“Mësimi plotësues do të zhvillohet brenda 30 minutëshit”. Kështu u shpreh për Euronews Albania drejtori i Zyrës Arsimore në Kamëz, Gentian Murataj, i cili shtoi se mësuesit i dinë mangësitë e nxënësve dhe gjatë orës mësimore do të fokusohen edhe në to.
“Ku flasim për mësimin plotësues nuk do të ketë një shtesë tjetër të orarit. Mësimi plotësues tashmë do të zhvillohet gjatë orës së mësimit”, tha ai
“Mësimi plotësues ka filluar që në datën 1, por kjo nuk do të thotë që ka mbaruar dje mësimi plotësues. Mësimi plotësues do të vazhdojë gjithë kohës, stafet mësimore kanë marrë udhëzimet dhe në planet e tyre”, shtoi ai.
Ai tregoi se mësimi në shkollat e Kamzës do të zhvillohet me turne, ku do të ketë edhe nën-turne për shkak të situatës me COVID-19.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur