Mjek dhe pacient njëkohësisht, doktori nga Kosova tregon si e mposhti COVID-19
Si shumë vende të tjera, edhe Kosova është goditur nga pandemia globale e COVID-19. Krahas viktimave dhe rritjes së të infektuarve, në Kosovë ka prej atyre personave që kanë triumfuar me sukses përballë virusit vdekjeprurës. Njëri nga të shëruarit në Kosovë është edhe Shefi i Repartit të Neurologjisë në Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë, doktor Jetish Jetishi.
Ai u infektua me COVID-19 gjatë kohës që punonte në repartin e emergjencës, ndërsa infektoi edhe vajzën e tij. Doktori tashmë është liruar nga spitali pasi ka mposhtur infeksionin dhe është izoluar në ambientet e shtëpisë duke respektuar rregullat, që parashikohen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Euronews Albania komunikoi me doktorin nga Gjakova, i cili tregoi rrethanat dhe ndjesinë që ai përjetoi pasi u infektua nga ky virus. Doktori tha se nuk e ka të qartë burimin që i shkaktoi infeksionin, ndërsa shtoi faktin se kjo është puna e mjekëve dhe sfida e tyre kryesore është t’u shërbejnë pacientëve që kërkojnë ndihmë.
“Duke qenë në ballë të detyrës, infeksioni mund të vijë nga të gjitha anët, duke pasur parasysh se edhe virusi është I padukshëm, saktësisht nuk mund ta di se nga jam infektuar, por sigurisht mjafton një shpërqendrim i momentit. Meqenëse kemi të bëjmë me pacientë, të cilët nuk manifestojnë simptoma shumicën e rasteve, mirëpo mund të infektojnë të tjerët. Ja që ndodh kur je në vijën e parë”, tha ai.
Mjeku Jetishi theksoi se nuk ka ndjerë në asnjë moment frikën. Ai thotë se ka pasur besim të palëkundur që jeta e tij e shëndetshme do ta mposhtte agresivitetin e virusit.
“Jo në asnjë moment. Kam qenë i përgatitur që mund të ndodh një gjë e tillë, aq më tepër kur duhet të qëndrojmë afër pacientëve. Kur e kam marrë vesh lajmin se jam pozitiv, nuk është se jam ndjerë rehat, por nuk ka pas momente të frikës, sepse e dija se nga njohuritë që kam, dhe nga jeta e shëndetshme që kam bërë deri në këto momente, nuk kam dyshuar se nuk mund ta mundi këtë virus”, u shpreh ai.
Gjithashtu mjeku Jetishi tha për Euronews Albania se gjatë kësaj periudhe ka përjetuar një ndjesi të veçantë, pasi në të njëjtën kohë ka qenë edhe mjek edhe pacient.
“Ka qenë një ndjenjë interesante edhe mjek edhe pacient. Kam kaluar mjaft mirë, sepse kam qenë tërë kohën në kontakt të vazhdueshëm me kolegët infektologë dhe epidemiologë. Në fakt Ata më kanë dhënë rekomandime për të shkuar në klinikë dhe të bëj ekzaminime dhe mos t’i lë gjithçka rastit, sepse ky virus nuk është i studiuar tërësisht. Situatë në Kosovës është e mirë. Unë mendoj se po ia dalim”, theksoi mjeku, i cili u shpreh besimplotë se Kosova do të triumfojë ndaj kësaj të keqeje.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik