Ballafaqimi i koalicioneve ndëretnike ne RMV, analisti: Gara nuk mund të eliminohet aq shpejt
Analistët nga Maqedonia e veriut Nazim Rashiti dhe Sefer Selimi thanë në studion e “Balkan Talks” se në këtë fushatë nuk ka pasur tension agresiv si në fushatat e mëparshme.
“Nuk ka tension as në narrativat ndëretnike, as në kuptimin e mënyrës se si bëhet fushata që më përpara ka pasur probleme të tipit banal të thyerjes së shtabeve zgjedhore, elektorale apo kërcënime agresive,” – tha Rashiti.
Sipas Selimit fokusi në këtë fushatë ka qenë te oferta, por solli në vëmendje se edhe ofertat që po bëhen nga kandidatët duken larg asaj që është realisht e mundur.
Ndërkohë analisti theksoi se anketat fillestare tregojnë për një rezultat shumë të ngushtë.
“Është fakt se në Maqedoninë e Veriut kemi një shumicë të brishtë me vetëm një deputet më tepër nga shumica e nevojshme dhe kjo mban në këmbë të kristalta qeverisjen e zotit Zaev,” – deklaroi Selimi.
Në këndvështrimin e analistit Rashiti, RMV-ja ende nuk është shkëputur komplet nga ndasitë etnike. Supremacia maqedonase është ajo që mbizotëron tani, nëse nuk ka konflikte të drejtpërdrejta ndëretnike.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet