Ministri i Jashtëm i RMV optimist për heqjen e vetos nga Bullgaria pas zgjedhjeve
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani duke komentuar progres raportin e Komisionit Evropian gjatë intervistës me gazetarin Franko Egro në emisionin “Balkan Talks” u shpreh se raporti i KE-së ishte pozitiv dhe kishte një risi.
“Me strategjinë e re, raportin nuk e dominon më vetëm KE por janë vendet anëtare të BE ato që imponojnë vendimin e fundit. Vlerësohet se RMV ka vazhdimësi të reformave Raporti është bazë për të vazhduar reformat vitin e ardhshëm. Raporti nuk është perfekt pasi në këtë mënyrë do të duhet të bëheshim vend anëtar nesër”, tha ai.
Ministri i Jashtëm i RMV shtoi se në raport mbetet rekomandimi për hapjen e bisedimeve për anëtarësim dhe i kërkohet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që është bërë pengesë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare që të zgjidhim mosmarrëveshjet.
“Në raport shkruhet se palët duhet të gjejnë mënyrë për të për tejkaluar dallimet. BE duhet të mundësojë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit para përfundimit të presidencës së Sllovenisë pasi kredibiliteti i Be është në pikëpyetje”, u shpreh z. Osmani.
Ai shtoi se RMV ka pasur sjellje kontruktive por zgjidhja nuk ka ardhur për shkak të një situate të paqëndrueshme politike në Bullgari. Ndaj, z. Osmani shtoi se shpresohet se zgjidhja të arrihet pas zgjedhjeve parlamentare dhe do të ketë bisedime gjatë muajit dhjetor. Nëse kjo çështje do të mbetet pa zgjidhur, z. Osmani tha se rrezikon të krijoi një rreth vicioz që do të jetë e vështirë për ta kontrolluar.
“Nga situata në Bullgari ku kishte pa para shikueshmëri politike duke mos pasur një qeveri, kemi ofruar propozime të reja. Pas zgjedhjeve të 14 nëntorit (Bullgari) deri më 14 dhjetor ku mbahet mbledhja e fundit e Këshillit të BE-së. Ky një muaj mund të jetë muaji që mund të ofrojë një tejkalim të dallimeve”, përfundoi ministri i Jashtëm i RMV-së.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania