Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, SPAK dërgon për gjykim 7 persona, mes tyre Dritan Rexhepi

3 Nëntor 2021 | 14:06

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 7 persona lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës mesditën e 17 janarit të vitit të kaluar në Kamzë.

Të pandehur lidhur me këtë çështje sipas SPAK do të merren shtetasin Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta dhe Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini.

“Nga hetimi rezulton se të  pandehurit Dritan Rexhepi, i cili aktualisht rezulton të jetë i burgosur në shtetin e Ekuadorit dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, në fund të muajit dhjetor 2019 kanë urdhëruar rrëmbimin e viktimës, Jani Prenga, me banim në Kamëz, Shqipëri. Kjo, pasi sipas tyre, shtetasi Astrit Prenga, vëllai i viktimës ka vjedhur një sasi kokaine në Portin Portsmouth, Angli, që ju përkiste atyre, e cila ishte importuar nga Ekuadori në Angli. Ky rrëmbim është urdhëruar prej tyre me qëllim që Astriti dhe personat e tjerë të kthenin lëndën narkotike. Ndërsa organizimi i rrëmbimit është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja, ekzekutimi i këtij rrëmbimi është kryer në Shqipëri, në datën 17.01.2020, nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar“, bën me dije SPAK.

Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e akuzës për personat nën hetim Bajram Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajri, Aleks Doçaj dhe Ardian Doçaj, pasi nuk provohet që personat nën hetim të kenë kryer veprat penale përkatëse

Shtetasi Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 janarit 2020 pranë banesës së tij, në rrugën ‘London’ në Kamëz. Disa persona e dhunuan dhe e futën me forcë në një automjet, ndërsa 11 ditë hetime intensive e çuan policinë në Shijak.

Për pengmarrjen uniformat blu arrestuan 4 persona: Olsi Turja dhe Bajram, Elton e Leonard Hajri të gjithë nga Shijaku. Hetimet zbuluan se të ndaluarit, pasi rrëmbyen Prengën u nisën drejt  resortit në pronësi të Altin Hajrit. Por për shkak të goditjeve të marra në Kamëz, ku u rrëmbye dhe humbjes së gjakut, 49-vjeçari Jan Prenga, sipas policisë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në kompleksin ‘Golden’ ku edhe do të mbahej peng.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 12-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Për të 12-ën ditë me radhë, duke filluar prej orës 18:00, qytetarët u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë për të protestuar kundër...
22:59 | 11/06/2026

Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Pasi qëndruan për mbi dy orë përpara Kryeministrisë, ku të pranishmit mbajtën edhe fjalime, qytetarët ndezën dritat e telefonave dhe më pas nisën marshimin në...
21:07 | 11/06/2026

Jep dorëheqjen rektori i universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Tonin Gjura

Rektori i universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Tonin Gjuraj  ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Gjuraj ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme pranë ministres së Arsimit Mirela...
20:11 | 11/06/2026