Gabriel Escobar viziton nesër Bosnje Hercegovinën
I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor do të vizitojë zyrtarisht Bosnje Hercegovinën të dielën.
Gjatë qëndrimit të tij, Escobar pritet të zhvillojë bisedime me liderët politikë të vendit.
Kjo vizitë pritet pas seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Bosnje Hercegovinë, e cila u mbajt dje.
Janë të shumtë ata që presin që Gabriel Escobar të gjejë zgjidhje konkrete për krizën aktuale politike, pra të krijojë një proces të zhbllokimit të institucioneve dhe të parandalojë kolapsin e tyre.
Së fundmi, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor ka vënë në dukje se lëvizjet e anëtarit të presidencës së Bosnje Hercegovinës Milorad Dodik ishin të paligjshme dhe destabilizuese, ndërsa u bëri thirrje udhëheqësve politik që të mos përgjigjen ndaj retorikës së tij sepse kjo do të sillte një përkeqësim të situatës.
Vizita e Escobar do të realizohet në një kohë krize të thellë politike në Bosnje Hercegovinë.
Duke folur për lëvizjet e radhës të skenës ndërkombëtare, ai shpjegoi se ekziston mundësia e sanksioneve dhe se të gjitha mjetet janë gati nëse dikush fillon të rrezikojë më tej integritetin territorial të vendit.
I dërguari i SHBA-së tha se entitetet e Bosnje Hercegovinës nuk kanë autoritetin kushtetues për t’u tërhequr në mënyrë të njëanshme nga institucionet shtetërore.
Escobar nënvizoi se SHBA-ja ka dhënë mbi 2.4 miliardë dollarë ndihmë për rajonin në dekadën e fundit dhe vetëm në vitin fiskal 2021, mbi 145 milionë dollarë janë ndarë për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor në rrugën e tij evropiane.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik